| |
Search videos for shekulli |
|
|
|
|
Shekulli Dreqit
Takimi ne varre
Nga Albumi ,, KORRI I ENGJUJVE,,
Length: 252
Rating: 5.00 (5 ratings)
Tags: 19 05 2007
|

Play |
|
|
shekulli i dreqir-mir se vjen o dhimbje
spoti i ri i rock grupit nga struga shekulli i dreqit
Length: 289
Rating: 4.80 (5 ratings)
Tags: shekulli dreqit spoti struga
|

Play |
|
|
Shekulli i Dreqit & Elita Reçi - Në moshën e dashurisë
Shekulli i Dreqit & Elita Reçi-Në moshën e dashurisë
Length: 295
Rating: 5.00 (5 ratings)
Tags: Shekulli Dreqit
|

Play |
|
|
Shekulli XXI
film i metrazhit të shkuertër 1 minut by LINDI PRODUCTIONS-montazhë në bashkpunim me Ermalin-aktrim----arti dramatik tetovë
Length: 61
Rating: 5.00 (1 ratings)
Tags: Shekulli XXI
|

Play |
|
|
1/6 - PERSEKUTIMI, VRASJA DHE SHPËRNGULJA E ÇAMËVE NGA BARBARËT GREK!
Masakrat greke mbi popullin autokton çamë
Nga kërkesat për territor në kohën e Kongresit të Berlinit e deri tek videoja me këngë antishqiptare të ushtarëve grekë
DOSJA E ZEZË E GREQISË, 1912 - 2007
Përgatitën:Dorina Topollaj, Qamil Xhani
Shekulli i 14-të. Ja ç'shkruan Faik Konica në vitin 1940 për "bëmat" e dhespotit grek me emrin Thanas: "Në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose një despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij Thanasi i hipi në kokë ideja e bukur për të vrarë gjithë shqiptarët. Siç thotë Dukasi, (një historian grek) një nga lojrat e tyre të parapëlqyera ishte t'u priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe t'i linte të vdisnin në agoni"
Shekulli i 21-të. Mars 2007. Një video linçohet në media, ku ushtarët grekë këndojnë duke marrshuar një këngë me këto fjalë: "I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh". Për fat të keq, edhe pse 7 shekuj më pas, incidenti më i fundit në lidhje me Greqinë, duket si realizim virtual i masakrave të Thanasit. Edhe pas kaq kohe ndërgjegjjet e kombeve vazhdojnë të mbajnë peng marrëdhëniet mes dy popujve.
Një "peng" që e ka zanafillën që kur pronarët shqiptarë në kohën e Ali Pashë Tepelenës, punësonin argatë grekë pasi burrat shqiptarë shkonin e luftonin në çdo cep të botës për Perandorinë Osmane. Vendosja e tyre në Epir, që në fakt sipas Konicës, s'do të thotë gjë tjetër veçse "Kontinent" e që nuk tregon kombësinë e banorëve që jetojnë në të, u bë flamuri i pretendimeve të fqinjëve për greqizmin e jugut të Shqipërisë. Një konflikt që ka sjellë shumë e shumë incidente mes dy vendeve. Gazeta "Tirana Observer", boton vetëm 100 prej tyre, që nga viti 1912 e deri tek videoja greke që u shfaq vetëm pak ditë më parë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes së marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Dy popujt më të lashtë në Ballkan, i kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit në momente shumë të vështira. Mes luftëtarëve që i sollën pavarësinë Greqisë, renditen edhe shumë emra shqiptarësh. Ndërkohë përkrahja greke u vulos edhe me "Traktatin e Mirëkuptimit, Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit e Sigurisë" në vitin 1996.
Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912
Organizatat greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të mbrojtur territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç ushtrisë u organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave myslimanë të Çamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të shpallur pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u pa si kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e Vorio Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e Janinës dhe krahinave përreth.
Konferenca e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912
Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër.
Masakra e udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913
Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë. Gjenerali Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe fshatrave të Çamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me radhë, krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos ti mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhër të gjeneralit rripen të gjallë.
Komisioni i Kontrollit, Shqipëri, shtator 1913
Ndërkombëtarët vendosin të zgjidhin çështjen e Epirit, duke dërguar në terren një komision kontrolli, i cili do të verifikonte pretendimet e grekëve për Korçën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Sarandën. Ushtria greke u përpoq që të pastronte rrugën ku do kalonte komisioni nga shqiptarët, madje dhe banesat në disa fshatra u lyen me bojën e flamurit grek. Grupe grekofilësh dërgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipërisë nuk duhet të jetë i shqiptarëve. Mes grekëve dhe komisionit u regjistruan dhe incidente.
Vazhdon ne videon 2/6
Length: 577
Rating: 4.60 (9 ratings)
Tags: Çamëria VETEVENDOSJE PERSEKUTIMI VRASJA DHE SHPËRNGULJA ÇAMËVE NGA BARBARËT GREK!
|

Play |
|
|